×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kujton 22 vjetorin e masakrës së Studimes: Ndodhi krimi që ende ka mbetur i pandëshkuar

    Reporteri
    02 Maj 2021 | 10:24

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar 22 vjetorin e masakrës së Studimes.


    Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook tha se ata nxorën nga kolona qindra njerëz që kishin marrë udhën për në Shqipëri.

    “Ata nxorën nga kolona qindra njerëz që kishin marrë udhën për në Shqipëri. Ata nuk kursyen as te miturit e as gjyshërit. Ata ishin barbarët që na mbajtën nën okupim për disa dekada. Njëzetedy vjet më parë në Studime të Vushtrrisë, ndodhi krimi që ende ka mbetur i pandëshkuar. Përpos që nuk është vendosur drejtësia, i tmerrshëm është tentimi për mohimin e krimit makabër.Familje të tëra, kanë dhënë nga gjaku i tyre për lirinë e Kosovës, e sa pak kemi bërë si shoqëri e shtet për ta”, ka shkruar ai.

    Haradinaj shtoi se e drejta për viktimat asnjëherë s’do të jetë e plotë por duhet të jemi të bashkuar në kërkimin e saj.

    Postimi i tij i plotë:

    Ata nxorën nga kolona qindra njerëz që kishin marrë udhën për në Shqipëri. Ata nuk kursyen as te miturit e as gjyshërit. Ata ishin barbarët që na mbajtën nën okupim për disa dekada.

    Njëzetedy vjet më parë në Studime të Vushtrrisë, ndodhi krimi që ende ka mbetur i pandëshkuar. Përpos që nuk është vendosur drejtësia, i tmerrshëm është tentimi për mohimin e krimit makabër.

    Familje të tëra, kanë dhënë nga gjaku i tyre për lirinë e Kosovës, e sa pak kemi bërë si shoqëri e shtet për ta.

    E drejta për viktimat asnjëherë s’do të jetë e plotë por duhet të jemi të bashkuar në kërkimin e saj. Gjithmonë duke ndarë dhembjen me ata që humbën të dashurit, duke ndjerë atë dhembje, e duke e nderuar e mbrojtur vlerën që u krijua nga sakrifica e të rënëve.

    Lavdi e përjetshme!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!