Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova me rastin me ditëlindjes së tij.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook thotë se kishte fatin të ishte bashkëpunëtor i Rugovës në vitet e para të lirisë dhe se gjithmonë i kujtoj idetë e qëndrimet e tij, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Presidenti historik, Ibrahim Rugova mori përsipër udhëheqjen e vendit me mjete paqësore, në rrethana shumë të rënda për Kosovën dhe shqiptarët.
Kisha fatin të jem bashkëpunëtor i Presidentit Rugova në vitet e para të lirisë. Gjithmonë i kujtoj idetë e qëndrimet e tij, bashkëpunimin dhe veçmas mbështetjen që më dha në kohën kur isha ftuar për ballafaqim me drejtësinë ndërkombëtare.
Bashkë arritëm t’i zhdukim ndasitë e theksuara që ishin brenda nesh.
Urime ditëlindja, President!