Vetërrëzim të planifikuar e ka quajtur situatën ku ka ardhur sot Qeveria e Kosovës, ka thënë shefi i GP të AAK-së, Daut Haradinaj.
Ai ka thënë se i ka dhënë mbështetjen këtij mocioni sepse pikë së pari AAK është opozitë dhe se kjo është Qeveri e paqëndrueshme. Ai ka thënë se AAK nuk ka pasur ndonjë dilemë se a të jepet a jo vota për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
“Çdo opozitë, prioritet e ka rrëzimin e Qeverisë, këtu nuk ka asnjë dilemë. Si është formu qeveria, e kemi parë që nuk shkoi gjatë. Zoti Kurti po bën një vetërrëzim. Shkarkimi i Veliut nuk ishte shenjë e përmirësimit të raporteve mes VV dhe LDK. Ky është një vetërrëzim i planifikum. Shkarkimi i Veliut ishte mënyrë sepse ai është një faktor i rëndësishëm në këtë koalicion”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova.
Haradinaj ka thënë se Kurti ka bërë strategji të ndryshme për ta nxjerr veten nga situata ku e ka futur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.