×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj – Kurtit: Zbrit në tokë o Kryeministër se shteti nuk udhëhiqet me llafe, por me punë

    Reporteri
    18 Korrik 2021 | 14:46

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti, lidhur me tiketat ngjitëse, vendim ky i marrë nga Qeveria e Kosovës.


    Ai gjersa ka publikuar një video të Kurtit duke folur për taksën 5-euroshë për Rrugës e Kombit të vendosur nga Qeveria e Shqipërisë, ka thënë se shefi i ekzekutivit nuk paska qenë i sinqertë, sepse sipas tij, po ua merr nga 5 euro nga xhepi qytetarëve të vendit.

    “Dikur veç unë të quaja mashtrues e tani numri atyre që të cilësojnë si mashtrues është tepër i madh”, tha Haradinaj.

    “Zbrit në tokë o Kryeministër se Shteti nuk udhëhiqet me llafe, sado të bukura qofshin ato, por me punë! E ju çdo punë po e keni të ligë, siç e ligë është edhe kjo hajnia prej 5 eurosh”, shkroi Haradinaj në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!