×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj lavde për policët e Kosovës: Zotni në punë, veshje e pajisje |VIDEO

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 19:45

    Kryeministri, Ramush Haradinaj ka pasur vetëm fjalët të mira për pjestarët e Policisë së Kosovës,  sot në takim me strukturat e degës së AAK-së në Klinë, ku u takua me aktivistë e simpatizantë.


    “EULEX e ka pas deri para 1 viti përgjegjësi për drejtësinë, pastaj na kanë thënë se sa ja kemi nis shtetin e s’mundemi me bo rend e ligj. Vetëm një vit ka që e bëjmë rendin e ligjin vet dhe ka rastis kur unë jam kryetar i qeverisë. Brenda këtij viti keni pa policët tanë që duken bukur zotëri në punë, me pajisje, veshjet etj”, ka thënë Haradinaj.

    Ai madje shtoi se më parë në Kosovë ka pasur plaçkitje të shpeshta të bankave, e ndërsa tani më nuk kemi raste të plaçkitjeve.

    Haradinaj foli edhe për sistemin gjyqësor. Kreu i ekzekutivit tha se rrogat i janë rritur, por gjithsesi luftimi i korrupsionit mbetet sfide.

    “Rrogat e gjyqtarëve e prokurorëve janë rrit, është dyfishuar stafi. Por me kërku standarde e etikë si e kanë disa vendet që janë shtet moti, është pak vështirë. Luftimi i korrupsioni ose punësimet pa bazë meritore janë zor me pru punën qind për qind të ndodh”, ka thënë ndër tjerash Haradinaj.

    “Cdo herë do të vijmë për t’ia kujtuar juve e vetës se problemet, vështirësitë do të kalojnë. Në skenën politike ka plot parti, secila është e këtij vendi, të gjitha janë vëllezërit e motrat tona, por me AAK nuk do të befasoheni kurrë për të keq. Befasitë janë ardhur kur kemi janë marr vendime shumë parti në një vend, por Kosova ec përpara e nuk kthehet prapa”, ka thënë Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!