×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj letër Lajçakut për dialogun me Serbinë: Borelli po e zvarritë marrëveshjen përfundimtare

    Reporteri
    19 Prill 2020 | 10:28

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se  i ka dërguar një letër Përfaqësuesit Special të Bashkimit Europian për Dialogun, Miroslav Lajçak, ku ja ka shprehur qëndrimin e partisë së tij lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.


    Ai i thotë Lajçakut se e sheh qasjen e tanishme të tij dhe të Përfaqësuesit të Lartë, Joseph Borell një përpjekje për ta zvarritur marrëveshjen përfundimtare dhe për ta rikthyer dialogun në një proces të pafund, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Të dashur qytetarë,

    Përmes kësaj letre i kam përcjellur Përfaqësuesit Special të Bashkimit Europian për Dialogun, Miroslav Lajçak, qëndrimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

    RH

    Letra ka përmbajtjen si në vijim:

    I nderuar Z. Lajcak,

    Dëshiroj të ju falënderoj për letrën tuaj të datës 9 prill 2020, si dhe për propozimin për një bisedë telefonike me kërkesë të Përfaqësuesve Specialë të Bashkimit Europian. Duke pasur parasysh rrethanat e paqarta politike, besoj se një thirrje telefonike do të ishte e panevojshme.

    Qëndrimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës lidhur me dialogun mbetet i pandryshuar: dialogu i ndërmjetësuar nga BE nën ish-Përfaqësuesen e Lartë Federica Mogherini ka devijuar nga temat e rëndësisë substanciale, ka rrezikuar të arriturat e Kosovës, dhe ka dëmtuar seriozisht kredibilitetin e BE-së për ta ndërmjetësuar dialogun në të ardhmen. Për më tepër, e shoh qasjen e tanishme nga Përfaqësuesi i Lartë Joseph Borell dhe nga ju si një përpjekje për ta zvarritur marrëveshjen përfundimtare dhe për ta rikthyer dialogun në një proces të pafund.

    Megjithatë, Kosova e ka mirëpritur rolin e Kancelares Angela Merkel dhe të Presidentit Emmanuel Macron për t’u angazhuar personalisht në marrëveshjen gjithëpërfshirësë ligjërisht obligative.

    Kam qenë vazhdimisht i zëshëm dhe i qartë në të kërkuarit e rolit aktiv të ShBA-së në dialog. Tani – situata me dedikimin e energjisë se re nga ShBA për Kosovën, ka rritur shpresat që dialogu Kosovë-Serbi, prej një dekade, do të finalizohet me njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Megjithatë, ndërmjetësimin nga BE nën udhëheqje të ShBA-së e shohim si pozitive.

    https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.179881242136298/1725333697591037/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARAlzb08mWff4jdCXs5jtVZ7RIt_ihXpTR60WHHs-Wy3kKpmvbIBB3FzpQ3IGx_WZxPQxQyiJNgO882ukUkHGK5jraPp3qf_LDLc6thjPB4iXyC6QpIn8Z7H15XAFdXpMorpaL5aUZ2llJQvpfC-efHZwU0SUCBzbGWb_naJa1HowFNFxckp1ji8wgWK4KhxwrhWfUj1sraFTi4wb0M_LDGQ-o65AbvIkD7zSU_A2-rhxSux0wWO__n_uVpylqSuUc6U91vAMCVShG2gpmZx5AJ9KtMrBc05F833zjsnx56qy6gdu7lF2rfLbN4HRHGYgdWkT7xqo2ly6vNEUkoArcBf7eUFMX6Xir0E-tIb3Dcq-7nb6ZhKJMA&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!