×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Luftëtarëve ua kemi borxh ndërtimin e një shteti të mirëqenë dhe të barabartë

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 10:04

    Kryeministri Ramush Haradinaj ka kujtuar 20-vjetorin e çlirimit të komunave të Skenderajt, Klinës e Kamenicës.


    Haradinaj shkroi se sot dhe secilën ditë të së ardhmes e jetojmë me borxhin që ua kemi luftëtarëve tanë në ndërtimin e një shteti të mirëqenë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

    “Në përpjekjet tona deri në liri, Kosova dha bijtë e saj që sot të gjithë ne të jetojmë në tokën tonë, në të drejtën tonë. Sot, kur bëhen 20 vjet nga çlirimi i komunave të Skenderajt, Klinës e Kamenicës, ditë kjo që ndërlidhet me sakrificën sublime të popullit liridashës të Kosovës dhe të gjithë trimave e trimëreshave të vendit tonë, kujtojmë dhe nderojmë veprën e lavdishme të të rënëve për atdhe. Po sot dhe secilën ditë të së ardhmes, jetojmë me borxhin që ua kemi luftëtarëve tanë në ndërtimin e një shteti të mirëqenë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës!”, shkroi Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!