Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Srebrenicës.
Haradinaj ka shkruar se kjo masakër na e kujton një epokë të errët dhe një akt barbar të një regjimi mizor.
“Masakra në Srebrenicë dhe vrasjet tjera masive në Ballkan nga regjimi i Millosheviqit dhe vartësve të tij, mbeten njolla të pashlyera në ndërgjegjen e njerëzimit, derisa nuk vendoset drejtësia e munguar”.
Kryeministri ka thënë se Kosova sot është me popullin e Bosnjës, me familjet dhe dhimbjen e tyre.
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1254312851359793
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.