×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj me urim për 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, falënderon edhe strukturat e AAK-së

    Reporteri
    16 Shkurt 2021 | 18:54

    Më 14 shkurt të këtij viti, u mbajtën zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.


    E nëpërmjet një videoje, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i ka falënderuar të gjithë kandidatët për deputetë, aktivistët, diasporën dhe strukturat e kësaj partie.

    “Me rastin e përvjetorit të 13-të të Pavarësisë së Kosovës dhe përmbylljes së procesit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, falënderim të posaçëm për të gjithë kandidatët për deputetë, aktivistët, strukturat e Aleancës dhe diasporën, për punën e tyre të jashtëzakonshme!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

    E Haradinaj nuk e la pa uruar Ditën e Pavarësisë.

    “Urime Dita e Pavarësisë! Lavdi Dëshmorëve të Kombit!”, ka shtuar ai.

    Më tej, Haradinaj, përmes një videoje ka uruar 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke treguar edhe agjendën e tij për vizitat që do t’i bëjë gjatë ditës së nesërme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!