Policia e Kosovës shënon sot 20-vjetorin e themelimit, me ç’rast ka mbajtur një ceremoni ku kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë institucionalë.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për nevojën që Policia e Kosovës t’i bashkohet INTERPOL-it.
Ai ka thënë se bashkimi i Kosovës në këtë organizatë, përbën përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe sipas tij, kushdo që e pengon këtë gjë e ndihmon krimin brenda dhe jashtë vendit.
“Policia jonë me qenë pjesë e INTERPOL-it për me luftu krimin transnacional. Me pengu anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, i bjen me ndihmu krimin. Kushdo që e pengon antarësimin e Kosovës në INTERPOL, e dëshiron lejimin e krimit dhe për më tepër, rrezikon sigurinë e kontinentit tonë”, tha Haradinaj.
Haradinaj ka falënderuar edhe institucionet amerikane për bashkëpunimin e mire me Policinë e Kosovës.
“Institucionet partnere të SHBA-së, ju falënderoj për bashkëpunimin. Policia e ruan jetën e njerëzve të këtij vendi. Muj me thanë që njerëzit e Kosovës janë me fat që ju kanë ju”, ka theksuar kryeministri.
Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë që ta përkrahë zhvillimin dhe rritjen e Policisë së Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.