×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Ne jemi mashtrues, të gjithë udhëheqësit e politikës jemi kësisoji

    Reporteri
    22 Nëntor 2019 | 22:05

    Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, në një intervistë ka thënë se shumica e udhëheqësve politik janë mashtrues duke mos e përjashtuar as veten e tij.


    Haradinaj i quajti mashtrues kandidatin për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, presidentin e shtetit, Hashim Thaçin.

    “Ne jemi mashtrues, shumica e udhëheqësve politik jemi mashtrues. Të gjithë ne, Isa Mustafa, Albin Kurti, Hashim Thaçi, të gjithë jemi mashtrues”, është shprehur Haradinaj në rtv21.

    Kjo sepse sipas tij nuk u bë reforma zgjedhore.

    “Ne kemi premtuar reformën zgjedhore dhe ajo nuk u bë”, ka thënë Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!