×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit për Institutin e Teknologjisë së Qëndrueshme

    Reporteri
    05 Korrik 2019 | 20:23

    Në kuadër të Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Poznan të Polonisë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me liderët e rajonit, ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për Institutin e Teknologjisë së Qëndrueshme, që do të jetë qendër shkencore për trajtimin e kancerit dhe hulumtimeve biomedicinale.


    I financuar nga Bashkimi Europian, ky institut, do të jetë në shërbim të shkencës e teknologjisë, ku do të bëhen hulumtime mjekësore, nga të cilat do të përfitojë tërë rajoni i Europës Juglindore.

    Po ashtu, Kryeministri Haradinaj ka marrë pjesë në drekën e punës me krerët e delegacioneve, në të cilën temë e diskutimit ishin të arriturat e Procesit të Berlinit, pritshmëritë dhe hapat e mëtejshme, si dhe është diskutuar për shumë çështje të rëndësishme për rajonin.

    Në këtë drekë pune, pjesëmarrës ishin edhe Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, kryeministra të tjerë të shteteve evropiane dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!