×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj ngushëllon familjen e nënoficerit të FSK-së që vdiq sot

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 15:02

    Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe ushtarët e oficerët me të cilët shërbeu Baki Ejupi, i cili ndërroi jetë gjatë ditës së sotme në vendin e tij të punës.


    Haradinaj ka shkruar në Facebook se lajmi për vdekjen e Ejupit është lajm i trishtë, e se i njejti do të kujtohet përherë si ushtar shembullor.

    “I trishtë lajmi për vdekjen në detyrë, të nënoficerit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kapter Baki Ejupi. Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, Brigada 152, dhe pjesëtar aktiv i ushtrisë së Kosovës, Baki Ejupi, do të kujtohet përherë si ushtar shembullor. Ngushëllime të thella familjes, miqve si dhe ushtarëve e oficerëve me të cilët Bakiu shërbeu”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!