×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj nis punën për ta “kthyer” Çakorrin e Kullën

    Reporteri
    12 Korrik 2019 | 10:36

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ish-rektorin e UP-së, Mujë Rugova, me të cilin  ka thënë se ka diskutuar për rishikimin e demarkacionit në drejtim të Kullës e Çakorrit, proces ky që sipas Haradinaj ka marrë dakordimin e dy Qeverive, asaj të Kosovës dhe Malit të Zi.


    Haradinaj ka bërë të ditur se me Rugovën kanë diskutuarpër ecurinë e këtij procesi dhe hapat e mëtutjeshëm që duhet ndërmarrë, për finalizimin e tij, shkruan Reporteri.net

    Ai e ka cilësuar kontributin e ish rektorit Rugova si shumë të rëndësishëm në këtë drejtim.

    “Rishikimi i demarkacionit në drejtim të Kullës dhe Çakorrit, është proces që ka marrë tashmë dakordimin e dy Qeverive, të Kosovës dhe Malit të Zi. Krahas punës së komisioneve ndërshtetërore dhe parapërgatitjeve, sot prita në takim ish Rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Mujë Rugova, me të cilin biseduam për ecurinë e këtij procesi dhe hapat e mëtutjeshëm që duhet ndërmarrë, për finalizimin e tij, respektivisht korrigjimin e sektorëve në drejtim të Kullës dhe Çakorrit. Kontributi i profesorit të nderuar, Rugova është i mirëseardhur dhe në frymën e kësaj bashkëpunimi i ndërsjellë është i domosdoshëm”, ka shkruar Haradinaj.

    Kujtojmë se demarkacioni me Malin e Zi ka mbi një vit që është miratuar për çka Haradinaj kishte marrë kritika të shumta nga opozita, për faktin se sa kishte qenë në opozitë edhe ai vetë kishte qenë kundër demarkimit të kufirit me Malin e Zi. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!