×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas Labit, Haradinaj i ndanë medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” një tropojani

    Reporteri
    24 Qershor 2019 | 16:42

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka ndarë medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, Bylbyl Breçanit nga Tropoja.


    Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se është përjetësishtë mirënjohës për kontributin e pashembullt të Malësisë së Gjakovës për luftën e Kosovës për liri.

    “Shqiptarët kanë luftuar për të drejtën e tyre si një trup unik në të gjitha etapat e historisë sonë. Në nderim të sakrificës për liri, në 20-vjetorin e rënies, kam ndarë medaljen “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, për Heroin e Kosovës, Bylbyl Breçani, nga Tropoja, post mortem. Përjetësisht mirënjohës për kontributin e pashembullt të Malësisë së Gjakovës, në luftën tonë për liri”, ka shkruar në Facebook, Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!