Pas sulmit të mbrëmshëm me granatë ndaj pikës së Postës së Kosovës në Zveçan, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër duke e cilësuar këtë akt si pjesë të qëllimeve agresive të Serbisë.
“Sulmet e përsëritura mbi institucionet e Republikës së Kosovës dëshmojnë qartë qëllimet agresive të Serbisë, andaj edhe sulmi i mbrëmshëm është vazhdimësi e logjikës terroriste të lidershipit në Serbi,” ka deklaruar Haradinaj.
Ai ka vlerësuar punën e Policisë së Kosovës dhe institucioneve të sigurisë, duke theksuar se ato po dëshmojnë aftësinë dhe gatishmërinë për të sjellë para drejtësisë ata që guxojnë të cenojnë rendin dhe ligjin në vend.
Haradinaj ka bërë thirrje për mbështetje të pakushtëzuar për institucionet e sigurisë nga qeveria e Kosovës, duke paralajmëruar se vendi nuk guxon të bëhet një bazë për elemente terroriste.
“Kosova nuk guxon të kthehet në strehë të terroristëve dhe akteve terroriste, për këtë arsye edhe kërkohet bashkëpunim dhe koordinim i fuqishëm me aleatët tanë të NATO-s, në krye me SHBA,” ka përfunduar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.