×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj për 1 Qershor: Ta bëjmë Kosovën vend të mundësive për fëmijët

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 12:08

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar Shkollën Fillore “Faik Konica” në Prishtinë, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.


    Haradinaj ka shkruar se në orën mësimore me nxënësit në Prishtinë u sfidova me pyetje për rrugëtimin historik të shtetit, shtetndërtimin dhe të ardhmen e vendit.

    Kryeministri është shprehur se duhet të angazhohemi të gjithë për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë fëmijëve.

    “Të angazhohemi bashkë në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë fëmijëve pa dallim, dhe Kosovën do ta bëjmë vendin e mundësive të mëdha ku fëmijët do të realizojnë ëndrrat e tyre, dhe nga Kosova të arrijnë majat e suksesit”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!