×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj për Albena Reshitajn: Edhe vota e saj është e trafikuar

    Reporteri
    07 Prill 2021 | 13:58

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë që ende nuk e kanë një vendim për Albena Reshitaj, e cila ishte e vetmja deputete nga kjo parti e cila mori pjesë në procesin e votimit për presidentin e vendit.


    Haradinaj po ashtu tha se edhe vendimi i Albena Reshitajt për të marrë pjesë në seancë ditën kur u votua presidentja, është pjesë e një procesi të trafikimit të votave për të cilin e ka akuzuar Sali Zybën e VV-së.

    “Ne e shohim vendimin e deputetes Reshitaj si pjesë të këtij procesi të trafikimit të votave dhe nuk na vjen mirë.Si aleancë kemi qenë të gatshëm të ndihmojmë formimin e insitucioneve. Imagjinoni partisë politike që i ka ndërhy në një deputet, a mundet ajo me e dhanë një kontribut të vetin. Unë mendoj se edhe ajo votë është pjesë e trafikimit të votave për zgjedhjen e presiedentes”, u shpreh Haradinaj. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!