×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj për fatin e të pagjeturve: Nuk rreshtim së kërkuari dhe nuk do t’i harrojmë kurrë

    Reporteri
    27 Prill 2020 | 8:22

    Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka përkujtuar fatin e të pagjeturve.


    Haradinaj tha se nuk rreshtim së kërkuari dhe se kujtimet e tyre nuk do t’i harrojmë kurrë, shkruan Reporteri.net

    “Nuk rreshtim së kërkuari. I kujtojmë çdo ditë. Na mungojnë çdo festë e gëzim. Plagët e luftës nuk mbyllen pa ndriçimin e fatit të tyre. E nuk është rastësi, që Dita e të Pagjeturve, shënohet pikërisht në ditën e masakrës në Meje e Korenicë. Me qindra jetë të humbura e të martirizuara vetëm pse ishin shqiptarë. Kurrë nuk do të harrojmë kujtimin e tyre. Kurrë nuk do ndalemi së kërkuari drejtësi.Lavdi”, ka shkruar Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!