×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj për idenë e Konjufcës për shtyrjen e zgjedhjeve: Po i frikësohen rezultatit

    Reporteri
    10 Shtator 2021 | 22:53

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se ideja e Vetëvendosjes për tu shtyrë zgjedhjet lokale në Kosovë është vetëm frikë nga rezultati, shkruan Reporteri.net


    “Sikur ta kishim parë një mobilizim të qeverisë duke blerë vaksina, rritur qendrat e vaksinave, e kishim besuar se ka diçka humane. Por duke e parë qeverinë që ende nuk e ka asnjë vaksinë të blerë, tregon se po i frikësohen rezultatit zgjedhor. Nuk e kanë rezultatin. I ka përkëdhelë rezultati zgjedhor i 14 shkurtit por ai nuk është i përjetshëm”, tha ai.

    Haradinaj ka thënë se shtyrja e zgjedhjeve do të ishte ndërhyrje në demokraci.

    Ai në ‘Kanal10’ ka folur edhe për takimet që ka pasur me liderët e tjerë të opozitës.

    Haradinaj tha se ka diskutuar me Memli Krasninqi e PDK-së, Lumir Abdixhikun e LDK-së për shkurtimin e fushatës.

    Sipas Haradinaj kjo qeveri nuk brengoset për shëndetin e qytetarëve dhe kjo tregohet me faktin se Kosova ende nuk e ka blerë asnjë vaksinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!