×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj për Kurtin: Kryeministri më i mirë për Serbinë është ai që ia mundëson tregun 1 milion euro në ditë

    Reporteri
    11 Gusht 2021 | 23:10

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Serbia sot eksporton mallra në Kosovë në vlerë prej një million euro në ditë, mallra këto që i blen Kosova.


    Haradinaj në emisionin PRIME të RTK-së ka thënë se kjo shënon edhe fundit e tarifave ndaj Serbisë.  “Është rritur eksporti nga Serbia që shënon 1 milion euro në ditë, paramendojeni, 1 milion euro në ditë mallra të Serbisë i blen Kosova. Të gjitha këto janë tregues, nuk janë ratësi që u hjekën edhe tarifat e fundit mbrojtëse për bllokat, për ndërtim”, tha Haradinaj.

    Ai shtoi se deklaratat e Ministres, përkatësisht Qeverisë Kurti për ta arsyetuar heqjen e kësaj tarife, vetëm sa e konfirmojnë budallakinë që e kanë bërë.

    “Nuk kam arritë ta kuptoj pse Kosova ka nevojë të bëhet aq e mirë me Serbinë që me hjekë masën damping ndaj bllokave të Serbisë, nuk e kuptoj kryeministrin Kurti ku e ka këtë interes. Ministrja e qeverisë Kurti me deklaratat e saj po e konfirmon budallakinë që e ka bërë kjo qeveri, sepse po thotë që bllokat po shiten tek ne më lirë se në Serbi, ndërsa i themi ministres se ato shiten më lirë sepse kanë damping, sepse shteti i jep pare atje në mënyrë që me i sjellë tek ne më lirë. Pra, Qeveria Kurti të vetmën mundësi që e pengon mos me i sjellë ato në Kosovë, ia ka hjekë”, ka deklaruar Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!