Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me temën e liberalizimit të vizave për Kosovën, temë kjo që pritej që të shtjellohej gjatë Samitit të BE-së në Bruksel.
Haradinaj ka shkruar se mos liberalizimi i vizave nuk është humbje e kryeministrit Kurti, por e popullit të Kosovës, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
“Sot nuk humbi Albini por populli i Kosovës. Liberalizimin e kemi merituar shumë vite më herët por as sot nuk e morëm”, shkroi ai.
Postimi i Haradinajt:
Ndryshe, para fillimit të Samitit të BE-së, pati shpresa të mëdha që do të diskutohej çështja e liberalizimit të vizave mirëpo e njëjta nuk ndodhi.
Sidoqoftë, Presidentja Osmani, tha se ka marrë përkrahjen e liderëve të shumë shteteve pjesëmarrëse në këtë Samit, për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën derisa reagime të shumta e përcollën këtë deklaratë të Presidentes. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.