×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj për prezencën e Reshitajt në seancën për presidentin: Vendim jo i drejtë dhe i paarsyetuar, doli kundër partisë

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 22:35

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar rreth pjesëmarrjes së deputetës së kësaj partie, Albena Reshitaj, në seancën e jashtëzakonshme ku po votohet për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.


    Në një lidhje telefonike në RTV Dukagjini, Haradinaj tha se sot është informuar nga Reshitaj se do të marrë pjesë në seancë, përkundër vendimit të kryesisë dhe Grupit Parlamentar të AAK-së që të mos jenë të pranishëm në Kuvend gjatë votimit për president, shkruan Reporteri.net.

    “Sot jam informuar nga Albena që do të merr pjesë në seancë dhe unë kam shprehur qëndrimin tim se nuk duhet të marrim pjesë. Si subjekt politik nuk na është bërë një kërkesë zyrtare që ta përkrahim formimin e Qeverisë apo për presidentin.”, ka thënë Haradinaj.

    Ai e konsideron si jo të duhur dhe të paarsyetuar vendimin e Reshitajt që të dalë kundër vendimit të partisë për mospjesëmarrje në seancën e jashtëzakonshme të sontme.

    “E konsideroj të jo duhur dhe të paarsyetuar vendimin e saj individual dhe është kundër vendimit që kemi marrë si kryesi dhe Grup Parlamentar”, shtoi tutje kreu i Aleancës.

    Haradinaj u pyet se a është e vërtet që Reshitaj do të kalojë në Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa thotë se nuk e kanë diskutuar këtë.

    “Nuk e kemi diskutuar, nuk e kam të qartë”, tha Haradinaj në Debat Plus. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!