×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj për shtypin gjerman: Nuk diskutohet për kufijtë, BE-ja nuk kreu punën e saj për vizat

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 11:31

    Kryeministri Ramush Haradinaj në një intervistë dhënë për gazetarin gjerman, Thomas Roser, ka theksuar se tema e kufijve nuk do të diskutohet.

    Në një intervistë të publikuar në Die Presse, Stuttgarter Zeitung dhe Tageblatt, kryeqeveritari potencoi se deri tek marrëveshja finale me Serbinë do të duhej të çonte dialogu i udhëhequr nga BE-ja por, sipas tij, ky rezultat nuk u arrit, shkruan Reporteri.net.

    “Në një intervistë dhënë gazetarit Thomas Roser, e publikuar në gazetat Die Presse, Stuttgarter Zeitung dhe Tageblatt, ndër të tjerash kam theksuar se Kosova nuk do të diskutojë për kufij dhe territore dhe se dialogu i udhëhequr nga BE do të duhej të çonte te një marrëveshje me Serbinë, përfshirë njohjen e Kosovës, por se ky rezultat nuk u arrit. Hapja e çështjes së kufijve nuk do të destabilizonte vetëm Kosovën, por të gjithë rajonin”, ka thënë sot Haradinaj.

    Ndërkaq, kryeministri i është rikthyer temës më të trajtuar në vitin e fundit, që është liberalizimi i vizave, e për çka Haradinaj e bëri fajtore BE-në.

    “Ne kemi përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por deri tani BE nuk realizoi pjesën e saj”, ka shtuar ai.

    Sidoqoftë, qëndrime të tilla rreth kufijve dhe marrëveshjes finale, Haradinaj ka paraqitur që kur u nis kjo temë./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!