Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga ambasada franceze në Kosovë, për nder të Ditës Kombëtare të Francës – 14 korrikut.
Haradinaj në këtë organizim ka thënë se Franca ka ndihmuar Kosovën me investime milionëshe.
I pari i vendit gjithashtu ka përmendur qëndrimin pozitiv të Francës për vizat dhe për qëndrimin e saj në marrëveshjen me Serbinë në kufijtë ekzistues të Kosovës.
“Franca ka ndihmuar Kosovën me projekte, investime direkte. Franca vazhdon ta ndihmojë Kosovën në rrugën e integrimeve euro atlantike. Roli i Francës është rritur edhe në arritjen e marrëveshjes me Serbinë, përkatësisht njohjen në kufijtë ekzistues. Pra, një marrëveshje kornizë në kufijtë ekzistues, që do të mundësonte nisjen e dialogut. Përkrahja e Francës për vizat është pozitive, e hapur, pra kemi një protokoll të përbashkët bashkëpunim”, ka thënë Haradinaj
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.