×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj përkujton ish-ushtarin e UÇK-së: Sabedin Shehu u rrit në frymën e atdhedashurisë

    Reporteri
    19 Nëntor 2019 | 14:58

    Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi në Facebook ka përkujtuar ish-ushtarin e UÇK-së, Sabedin Shehun në 21 vjetorin e rënies së tij.


    Ai ka thënë se Shehu u ngrit në ushtar shembullor për t’i shërbyer vendit

    “Në 21-vjetorin e rënies kujtojmë me përulje Heroin e Kosovës, Sadedin Shehun. I rritur në frymën e atdhedashurisë, ai u ngrit në ushtar shembullor për t’i shërbyer me nder Atdheut. Lavdi e përjetshme Sadedinit dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tij të rënë për lirinë e Kosovës”, shkruan tutje Haradinaj.

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!