×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj propozon tërheqjen e projektligjit për financimin e partive politike

    Reporteri
    21 Qershor 2019 | 11:32

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas shqetësimit të shoqërisë civile, ka propozuar që në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës të merret vendim për tërheqjen e këtij projektligjit për financimin e partive politike nga Kuvendi i Kosovës.


    Haradinaj ka shkruar në Facebook se duke e ditur rëndësinë që ka ky projektligj, për zhvillimin e demokracisë në vend, nevojës së transparencës në funksion të politikbërjes dhe përfshirjes së të gjitha palëve në krijimin e tij, tërheqja e projektligjit dhe ridërgimi i tij, me bazë të mirë ligjore dhe demokratike, është veprim i duhur.

    “Pas shqetësimeve të ngritura nga Shoqëria Civile sa i përket ndryshimeve që i janë bërë Projektligjit për Financimin e Partive Politike, gjatë punës në Komisionet Parlamentare, kam propozuar që në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Republikës së Kosovës të merret vendim për tërheqjen e këtij projektligji nga Kuvendi i Kosovës”, ka shkruar ai.

    Ndryshe, organizatat e shoqërisë civile po kundërshtojnë Projektligjin për financim të subjekteve politike përmes një proteste para ndërtesë së Kuvendit të Kosovës.

    Sipas tyre miratimi i një ligji të tillë nga Kuvendi i Kosovës do të thotë kundërshtim i të gjitha standardeve ndërkombëtare për financimin e subjekteve politike dhe vet frymës së Kushtetutës së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!