×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Qeveria Kurti e ka larguar taksën pa kushte dhe pa koordinim me SHBA

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 18:42
    Ish-deputeti Daut Haradinaj

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, në një prononcim për emisionin Frontal në T7, ka folur rreth zhvillimeve të fundit.


    Sipas Haradinajt, Qeveria Kurti e ka hequr taksën pa kushte dhe pa koordinim me SHBA, duke mos i sjellë asnjë benifit shtetit të Kosovës.

    Haradinaj ka shtuar se qeveria aktuale ka injoruar rajone të caktuara me buxhet, duke i hequr pothuajse të gjitha projektet kapitale.

    Ai ka thënë gjithashtu se kjo qeveri ka injoruar tërësisht opozitën në tema të interesit nacional, duke e bërë të pamundur bashkëpunimit.

    Por, mbi të gjitha, Haradinaj theksoi se kjo qeveri ka eliminuar interesat strategjike të SHBA-së në Kosovë, gjë që nuk guxon assesi të ndodhë.

    Këto dhe shumë arsye tjera, sipas tij, kanë bërë që AAK të jetë pro rrëzimit të qeverisë Kurti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!