×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Qytetari rus ishte spiun i kamufluar si punëtor i OKB-së i cili ka penguar sundimin e ligjit

    Reporteri
    31 Maj 2019 | 22:11

    Mikhail Krasnoshchenkov, shtetas rus, pjestar i UNMIK-ut në Kosovë, u shpall si person i padëshiruar.


    Ai u arrestua, së bashku me një punonjës tjetër të UNMIK-ut, të kombësisë serbe, gjatë një operacioni policor në veri të Kosovës , që sipas autoriteteve drejtohej kundër disa personave që dyshohen për krim të organizuar dhe kontrabandë, shkruan Reporteri.net

    Farhan Haq, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i tha Zërit të Amerikës, se Kosova nuk mund të marrë një vendim të tillë, pasi OKB-ja nuk është shtet.

    Para pak minutash, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bëri një shkrim në facebook, duke thënë se veprimet e shtetasit rus, pjesëtar i UNMIK-ut janë kundër të drejtës dhe normave ndërkombëtare, dhe se qytetari rus ishte një spiun i kamufluar si punëtor si Organozatës së Kombeve të Bashkuara i cili ka penguar sundimin e ligjit, shkruan Reorteri.net

    “Policia e Kosovës gjatë operacionit kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës ka arrestuar një qytetar rus, një spiun të kamufluar si punëtor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara i cili ka penguar sundimin e ligjit duke përdorur veturën zyrtare të OKB-së.
    Veprimet e tij janë kundër së drejtës dhe normave ndërkombëtare. Pengimi i drejtësisë dhe keqpërdorimi i simboleve të OKB-së janë shkelje e rëndë. Misioni i Rusisë pranë OSBE-së duhet ta kuptojë se sundimi i ligjit është përgjegjësi e jona ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës në një shoqëri që ne ndajmë së bashku”, ka shkruar Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!