Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka dal në mbrotje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, duke thënë se ky i fundit është në rrugën e duhur, por duke e sulmuar Ramush Haradinaj.
Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-kryeministrit Haradinaj, i cili tha se Rama e sulmon atë për shkak se iu është prishur plani serbo-rus, shkruan Reporteri.net
Tutje ish-kryeministri Haradinaj, ka uruar Kurtin që të vazhdoj rrugën e bllokimit të shtegut të Edi Ramës për copëtimin e Kosovës, fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajon dhe mbajtjen e taksës.
“I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh.Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit. Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori”, ka shkruar Haradinaj.
Reporteri.net