×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Refuzimi i tubacionit për gazin, veprimi më anti-shqiptar ndonjëherë

    Reporteri
    01 Tetor 2021 | 13:14

    Kreu u AAK-së, Ramush Haradinaj e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në lidhje me tubacionin për gazin.


    Përmes një konferencë të thirrur për media, Haradinaj ka thënë se vendimi për refuzimin e tubacionit për gazin dhe projektit në përgjithësi është vendimi më anti-shqiptar ndonjëherë, shkruan Reporteri.net

    “Ky njeri po dje ka marrë vendimin më antishqiptar e antiamerikan në historinë e Kosovës, Refuzimi i Qeverisë për tubacionin e gazit është goditje e drejtpërdrejt ndaj shtetit, është hapje e derës për gazin rus dhe Rusinë. Ky njeri e ka nisë epokën anti-Kosovë dhe anti-Amerikë. Jam i sigurtë se nuk ka me pasë sukses. Albin Kurti me dy veprimet e fundit e ka rreziku shtetin e Kosovës, e ka shkelë betimin e tij si kryeministër. Ky njeri i ka plotësuar të gjitha kushtet për të dhënë dorëheqje, mbetja e tij në këtë detyrë është e rrezikshme për vendin. Unë me kohë e kam vërejtë se është i rrezikshëm për vendin’, tha mes tjerash Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!