Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, tha se fakti që kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në ShBA deri tani nuk është takuar me zyrtarë të lartë amerikanë është lajm jo i mirë për vendin.
“Nëse merr vendime të njëanshme, ndërpren projekte amerikane në rajon dhe nuk i trajton me seriozitet këto projekte, atëherë natyrisht se nuk je bash i mirëpritur në ShBA. Ata edhe mund të takohen me ty, por çfarë qëndrimi do të mbajnë përballë teje dhe kjo është me rëndësi, sepse ka raste që edhe takohen por temat janë shumë të dyshimta” tha Haradinaj.
Duke folur për takimet e kryeministrit me kompani amerikane, Haradinaj tha se kjo nuk mjafton për të arsyetuar një vizitë shtetërore.
“Do të ishte mirë dhe shpresoj se [Albin] Kurti ende ka kohë për të pasur takime, nuk është lajm i mirë nëse kthehet në Kosovë me takime që duhet me iu bo ftesë taksive me ardhe me investu në Prishtinë se është ambient i mirë, se kemi ne taksi këtu sa të duash.”
“Kryeministri po shkon dhjetë ditë atje dhe nuk mundet me u arsyetu se kjo ishte vizitë shtetërore në momentin që ti nuk ke hyrë në Shtëpinë e Bardhë”, tha Haradinaj në “Rubikon” të Klan Kosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.