Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj ka shkuar për ngushëllime në familjen e bashkëluftëtarit Qerim Kelmendi, i cili dje u gjet i vdekur dhe i djegur në veturën e tij.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se në vizitën ngushëlluese te familja e tij në Llabjan të Pejës, mbizotëronte krenaria.
“Sot shpreha respektin tim për jetën dhe veprën e bashkëluftetarit Qerim Kelmendi. Në vizitë ngushëllimi te familja e tij në Llabjan të Pejës, krenaria mbizotëronte dhembjen e madhe”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe, trupi i ish-pjesëtarit të UÇK’së, Qerim Kelmendit, është gjetur pa shenja jete dhe i djegur në veturën e tij në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Për vrasjen e tij, familjarët po e drejtojnë gishtin nga shërbimet sekrete serbe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.