Ramush Haradinaj ka harxhuar mbi 506 mijë euro vetëm në dreka sa ishte kryeministër i Kosovës për më pak se dy vite, po ai po ankohet tani se ka shpenzuar edhe nga kuleta e tij.
Haradinaj në dreka çoi mbi gjysmë milioni në dëm buxhetin e shtetit, por po thotë se shteti i Kosovës tani i ka borxh atij.
Shefi i Qeverisë po thotë se nga kuleta e tij pagoi njëherë hotelin në New York, ku i kushtoi 2800 dollarë amerikan.
“Tri herë e kam përdorur kartelën time të shtetit. Njëherë për akomodim në Nju Jork, për tjerat raste s’po më kujtohet. Ndërkaq, një herë kam paguar nga paratë e mia 2800 dollarë, ato mi ka borxh shteti, por s’i kam dërguar asnjëherë faturat. Për pije alkoolike e meze s’ka shanse ta kem përdorur kartelën time të shtetit”, deklaroi Haradinaj.
Kujtojmë se Qeverisja Haradinaj u shqua nga analistët dhe OJQ-të për skandalet dhe keqpërdorimet e shumta gjatë mandatit gati 2 vjeçar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.