Sot do të udhëtojë për në Hagë kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj.
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së djeshme ka konfirmuar se sot do të niset për në Hagë.
Atje ai pritet të intervistohet nga Dhomat e Specializuara.
Ftesën për t’u paraqitur në Hagë për intervistim Haradinaj e ka marrë të premten.
Për këtë, Haradinaj po atë ditë dha dorëheqje nga posti i kryeministrit të vendit.
Ai tha se nuk dëshiron të shkojë në Hagë në cilësinë e kryeministrit të Kosovës.
Kujtojmë se Haradinaj të premten e javës së kaluar ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale e Hagës për t’u intervistuar.
Kjo ishte edhe arsyeja që Haradinaj dha dorëheqje nga posti i Kryeministrit, pasi ai deklaroi se nuk dëshiron që të shkojë në cilësinë e shefit të Qeverisë së Kosovës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.