×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita e Cramon në Kosovë

    Haradinaj takohet me Cramon: Heqja e sanksioneve nga BE-ja është e domosdoshme

    Reporteri
    15 Janar 2024 | 15:16

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar eurodeputeten gjermane, Viola Von Cramon.

    Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka treguar se kanë biseduar për zhvillimet politike në vend.

    “Theksova se heqja e sanksioneve nga ana e BE-së për Kosovën është e domosdoshme për shkak të ndikimit negativ që kanë ato në jetën e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Ramush Haradinaj.

    Postimi i plotë:

    Mirëpritëm në takim eurodeputeten gjermane, raportuesen për Kosovë, znj. Viola von Cramon të cilën e njoftova për zhvillimet politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë.

    Shpreha vlerësimim tonë pozitiv për liberalizimin e vizava, ndërsa theksova nevojën që anëtarësimi në NATO dhe rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit të plotë në BE, është imperativ i kohës.

    Theksova se heqja e sanksioneve nga ana e BE-së për Kosovën është e domosdoshme për shkak të ndikimit negativ që kanë ato në jetën e qytetarëve të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!