×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / Vizita në ShBA

    Haradinaj takon senatorin Peters, ia thekson nevojën urgjente për anëtarësim të Kosovës në NATO

    Reporteri
    22 Janar 2025 | 17:25

    Kreu i AAK-së, njëherit kandida për kryeministër, Ramush Haradinaj gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar senatorin Gary Peters, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Me të, Haradinaj ka diskutuar për marrëdhëniet strategjike mes Kosovës dhe ShBA-së, si dhe i ka theksuar atij nevojën urgjente për anëtarësim në NATO.

    Postimi i plotë:

    Në një pritje të ngrohtë nga senatori amerikan Gary Peters, kemi diskutuar hapur lidhur me rikthimin e Kosovës në marrëdhënie strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe nevojën urgjente të anëtarësimit të Kosovës në NATO, sipas Planit Aksional për Antarësim.

    Një pjesë e rëndësishme e bisedës sonë kishte të bënte me rolin e komunitetit shqiptaro-amerikan në forcimin e urave të bashkëpunimit me theks të posaçëm – Mërgata Shqiptare në Michigan.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!