×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Taksa ndaj Serbisë delegjitimoi projektin e ndarjes, të mbetet në fuqi deri në njohje të Kosovës

    Reporteri
    10 Nëntor 2019 | 18:13

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, një vit pas vendosjes së taksës ndaj produkteve serbe, vazhdon ta mbrojë vendimin duke thënë se me këtë hap të rëndësishëm, Kosova ka treguar se Serbia nuk mund t’i japë detyra, kurse miqve ndërkombëtarë se nuk i nënshtrohemi shtetit serb.


    Haradinaj përmes një postimi në Facebook thotë se ky veprim e ka delegjitimuar projektin e ndarjes së Kosovës, që fshihej nën idenë e korrigjimit të kufijve, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se më 6 nëntor të vitit të kaluar, ish-kryeministri Ramush Haradinaj vendosi tarifën prej 10 për qind për produktet e importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovinë, ndërsa më 21 nëntor këtë tarifë e rriti në 100 për qind.

    Postimi i Haradinajt:

    Një vit më parë, Qeveria e Republikës së Kosovës, ka ndërmarrë një prej vendimeve më të guximshme që nga shpallja e pavarësisë, me vendosjen e tarifes prej 100% në mallërat e Serbisë, si masë ndaj fushatës agresive të shtetit serb.

    Me këtë hap të rëndësishëm, Kosova ka treguar se Serbia nuk mund t’i japë detyra, kurse miqve ndërkombëtarë se nuk i nënshtrohemi shtetit serb. Vendosja e tarifes ndaj mallrave serbe, prej nëntorit të vitit të kaluar, ka ndikuar poashtu tej mase në fuqizimin e prodhuesve vendor.

    Në thelb, ky veprim e ka delegjitimuar projektin e ndarjes së Kosovës, që fshihej nën idenë e korrigjimit të kufijve. Kjo masë është dëshmuar strategjike dhe duhet të mbetet deri në njohje të shtetit të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!