Qeveria në largim do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme pas tërmetit të fuqishëm prej 6.4 ballësh të Rihterit që goditi Shqipërinë sot në orët e hershme të mëngjesit.
Lajmin e ka bërë të ditur zyra e kryeministrit përmes një komunikate për media.
Kujtojmë se pas marrjes së urdhrit nga Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, një kontingjent i Taskë Forcës së Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së, për kërkim-shpëtim urban.
Të pajisur me mjetet teknike të specializuara, ata u nisën sot në mëngjes për t’i ndihmuar autoritet shqiptare dhe banorët shqiptarë, me qëllim të përballimit të situatës së krijuar pas goditjes së tërmetit në disa vendbanime të saj.
Aktualisht bilanci i viktimave nga tërmeti në Shqipëri ka shkuar në 13. /Reporteri.net