Haradinaj thirrje Kurtit: Lëre Greqinë, eja merru me Deçanin

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj  ka qenë kritik ndaj kryeministrit, Albin Kurti i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Greqi.


Haradinaj i ka bërë thirrje Kurtit të kthehet në Kosovë pas situatës së krijuar në Deçan.

“Njoftimet nga Deçani janë shqetësuese dhe flasin për një gjendje të rëndë të shëndetit të qytetarëve. Situata është pothuajse alarmante.

Ndërkohë Kryeministri Kurti vazhdon qëndrimin 6 ditor në simpozium të partive të majta në Greqi. E pabesueshme!

Kryeministër, lëre të majtën se ka kush merret me të. Eja merru me problemet e vendit tënd!”, ka shkruar Haradinaj.