×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj thotë se Rama po çon përpara politika ruse

    Reporteri
    19 Nëntor 2019 | 14:59

    Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka folur për  “Mini-Shengenin” ballkanik duke e cilësuar këtë projekt si tendencë të zgjerimit të influencës ruso-kineze në Ballkan, shkruan Reporteri.net.


    Haradinaj ka thënë se projekti i Mini-Shengenit për të cilin po flasin  kryeministrit shqiptar, Edi Rama, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e  kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nuk është në interes të Kosovës ose të proceseve euroatlantike të Kosovës.

    “Liberalizimi është proces multilateral Kosovë-Evropë, Mini-Shengeni për të cilin po na fton Vuçiq, Rama dhe Zaev është vetëm zgjerim i influencës ruso-kineze në Ballkan. Rusia dhe Kina janë të instaluara në të gjitha aspektet në Beograd. Mini-Shengeni nuk është në interes të Kosovës, ose as të proceseve euroatlantike por, ka vetëm një interes, zgjerimin e influencës ruso-kineze në Ballkan, me epiqendër Beogradin”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

    Haradinaj ka komentuar edhe deklaratat e Shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova e cila tha dje se procesi i liberalizimit është proces i ndërlikuar, dhe se shteti duhet të bëjë më shumë përpjekje për sundim të ligjit, migrim dhe siguri. Duke komentuar këto deklarata Haradinaj ka thënë se gjatë nëntorit Kosova përmbyllë edhe një proces të rëndësishëm që çon drejt liberalizimit.

    “Sa i përket liberalizimit, e dëgjova  Apostolovën, unë e di që ka plot skeptik.Gjatë nëntorit ne e mbyllim edhe një proces të rëndësishëm që me ndodhë liberalizimi.  Liberalizimi mund të ndodhë gjatë dhjetorit, por edhe mund të vijë gjatë qeverisë së ardhshme”, është shprehur ndër të tjera Haradinaj. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!