×
  • Lajme
  • Lajme

    Specialja i prishi planet: Haradinaj thotë se ishte afër marrëveshjes për president me Thaçin e Veselin

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 20:53

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ua kishte prezantuar kandidaturën e vet për president Thaçit dhe Veselit, pak kohë para se këtyre të dyve t’ju konfirmohej aktakuza nga Gjykata Speciale.


    Haradinaj ka thënë se kishte diskutuar me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kreun e PDK’së, Kadri Veselin, për kandidaturën e tij për president. Madje sipas Haradinajt, ishin në përfundim të mbylljes së këtij procesi.

    “Edhe atyre (Thaçit e Veselit), ua kam prezantuar kandidaturën time. Ne kemi pasur një përafrim në momentet e fundit. Realisht ka pasur një përafrim të madh. Realisht kemi qenë afër mbylljes së procesit”, është shprehur Haradinaj.

    Tutje, Haradinaj tha se kishte për t’u takuar me Veselin ditën që udhëtoi për në Hagë, por takimi i planifikuar nuk u realizua.

    “Në ditën që udhëtoi Kadri Veseli kemi paraparë edhe një takim, por që nuk u realizua”, ka thënë Haradinaj në RTK.

    “Edhe partnerët qeveritarë nuk e kanë vështirë me ma dhanë votën për president. Çështja është se si të arrihet edhe një marrëveshje me PDK’në”, shtoi Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!