Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se rrugëtimi i tij politikë është drejt fundit.
Haradinaj tha se ka shërbyer për 40 vjet, e me anëtarësimin në NATO, ‘do të jemi rehat’.
Është fundi i garës sime në politikë, pra do të mbyllet gara. Unë mendoj se ajo puna ime, se çdo njeri e ka kohën e shërbimit, edhe pse nuk jam aq i vjetër, i bëj 57 vjet, por kam 40 vjet shërbim në tema të zorshme, përgatitja për luftë, lufta, proceset tjera, burgjet, deri këtu mendoj se me NATO jemi rehat”, tha Haradinaj në Klan Kosova.
Po ashtu, i pyetur se kush do të jetë në krye të AAK-së pas tij, Haradinaj thotë se të gjithë.
“Të gjithë, të gjithë janë legjitim, Aleanca ka shumë njerëz të mirë, që nga nënkryetari i parë zoti Gjini, e të gjithë të tjerët janë të mirë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.