Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar kohën kur si i ri ka dalë në Zvicër.
Haradinaj në emisionin TETE A TETE’ me Adelina Ismailin, në Kanal 10 ka thënë se kur ishte në vitin e katërt të shkollës së mesme kishte shkuar në Zvicër.
“Në vitin 1986, dikun ka viti i katërt i shkollës së mesme kam shkuar në Zvicër, ka qenë një ndjenjë interesante për mua të kaloj kufijt me Italinë, dhe pastaj Zvicrën. Në Zvicër kam punuar një punë të rëndë, kam shkarkuar dërrasa, dhe në fund të ditës, madje flejsha me rroba vesh” tha Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.