×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj uron popullin kroat në Ditën Nacionale të tyre

    Reporteri
    19 Qershor 2019 | 21:38

    Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se Kroacia dhe Kosova kanë krijuar ndër vite lidhje të veçantë mes vete.


    Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj uroi gjithë popullin kroat në Ditën Nacionale të tyre.

    Statusi i tij i plotë:

    Kroacia dhe Kosova kanë krijuar ndër vite lidhje të veçantë mes vete.

    Në festimin e Ditës Nacionale të Kroacisë, i ftuar nga Ambasadorja Marija Kapitanović kisha nderin që në këtë moment tē rëndësishëm për shtetin tonë mik të shpreh falënderimin e mirënjohjen e thellë për gjithë mbështetjen e parezervë të Kroacisë në rrugën shtetndërtuese dhe integruese të shtetit tonë.

    Gjithë popullit kroat, urime Dita Nacionale e juaja, që është edhe festë e jona!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!