×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit: Ne besojmë, andaj e vlerësojmë sakrificën

    Reporteri
    20 Korrik 2021 | 8:23

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.


    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka uruar veçanërisht nënat e të rënëve për liri dhe ata që nuk i kanë afër të dashurit e tyre.

    “Uroj të gjithë shqiptarët myslimanë, në vend e në diasporë. Uroj veçanërisht, nënat e të rënëve për liri dhe të gjithë ata që nuk i kanë afër të dashurit e tyre, për shkak të padrejtësive e fatkeqësive që sjellë jeta, duke bashkëndjerë me dhembjen e tyre sot e çdo ditë”, thuhet në urimin e Haradinajt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!