Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ditën e pavarësisë.
Haradinaj, ka thënë se SHBA-të janë aleate historike dhe një mike e pazëvendësueshme e Kosovës.
‘‘Urime Dita e Pavarësisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Një aleate historike, një mike e pazëvendësueshme për Kosovën!
Happy Independence Day!’’, ka shkruar ai.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë, që shënon 249-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së tyre nga Mbretëria e Bashkuar.
Me shpalljen e Deklaratës së Pavarësisë më 4 Korrik 1776, 13 kolonitë e Amerikës së Veriut e shpallën pavarësinë dhe filloi një udhëtim i ri i tyre në një shtet të përbashkët.
Kushtetuta amerikane, e cila u nënshkrua në vitin 1787, u vendos si bazë për strukturën dhe funksionimin e qeverisë së tyre, duke e ndarë atë në tre degë themelore: ekzekutive, legjislative dhe juridike. Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë formojnë këtë piramidë shtetërore.
Dita e Pavarësisë festohet në SHBA me parada madhështore, aktivitete familjare dhe spektakle të fishekzjarreve që shënojnë këtë datë të rëndësishme në historinë e kombit amerikan.