×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj uron Trumpin: Nën udhëheqjen tuaj themeluam Ushtrinë

    Reporteri
    06 Nëntor 2024 | 10:28

    Ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar republikanin Donald Trump për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale.

    Haradinaj ka theksuar rëndësinë e udhëheqjes së Presidentit Trump për Kosovën dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke kujtuar se nën drejtimin e tij, u krijua Ushtria e Kosovës, një moment historik për vendin.

    Ai është i bindur se SHBA-të do të vazhdojnë të qëndrojnë si aleati më i fortë dhe i palëkundur i Kosovës.

    “Urime popullit amerikan për një proces zgjedhor që pasqyron vlerat e demokracisë dhe fuqinë e vullnetit të lirë të qytetarëve të tij. Një urim i veçantë për Presidentin Donald Trump për zgjedhjen e tij,” tha Haradinaj, duke shtuar se nën udhëheqjen e Presidentit Trump, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e institucioneve dhe në konsolidimin e shtetësisë.

    Haradinaj theksoi se mbështetja e SHBA-së është kyçe për vazhdimin e rrugëtimit të Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, dhe se kjo mbështetje do të mbetet një faktor i rëndësishëm për përpjekjet e Kosovës për të siguruar një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme si pjesë e familjes euroatlantike.

    “Konsolidimi i shtetit të Kosovës dhe synimi ynë afatshkurtër për anëtarësimin në NATO mbetet një prioritet, dhe mbështetja e SHBA-së është kyçe për realizimin e këtij objektivi,” përfundoi Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!