×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj zbulon planin për katastrofë që po e përgatit Serbia në veri: Nuk do të qëndrojmë duarkryq

    Reporteri
    21 Qershor 2019 | 12:48

    Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me një plan të fshehtë të Serbisë për të paraqitur kinse “katastrofë humanitare” në veri të vendit.


    Kryeministri ka thënë se boshatisja e dyqaneve, ku nuk mund të gjenden as artikuj elementarë me prejardhje nga Serbia, është plani që po përgatitet nga njerëz të caktuar, shkruan Reporteri.net.

    “Përpjekjet nga akterë të ndryshëm, zyrtarë dhe afaristë serbë në Veri të Mitrovicës të koordinuar me Beogradin zyrtar, për të paraqitur katastrofë humanitare në këtë pjesë të Kosovës janë të papranueshme dhe të dënueshme. Boshatisja e dyqaneve, ku nuk gjenden as artikuj elementarë me prejardhje nga Serbia, është plani që po përgatitet nga njerëz të caktuar në veri, për të cilën Qeveria e Kosovës është e informuar”, ka shkruar Haradinaj.

    Ndërkaq, i pari i ekzekutivit i ka përmendur edhe disa emra, për të cilët thotë se Qeveria ka informacione, duke shtuar se ndaj tyre nuk do të qëndrohet duarkryq.

    “Në bazë të këtyre informatave, mësohet se pjesë e organizimit të këtij plani janë Radosh Petroviq, Goran Vllashkoviq, Bojan Jakshiq – Cojo, Sllavisha Staniq, Radulle Steviq. Sipas burimeve të mekanizmave të sigurisë së Kosovës, ky organizim do të asistohet me logjistikë dhe forma tjera edhe nga organizata e ashtuquajtur ‘Civilna Zastita’ në veri, e cila udhëhiqet nga Stevo Paviçeviq. Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq përballë këtyre tendencave për destabilizim dhe ftojmë kryetarët e komunave në veri dhe qytetarët të mos bien pre e këtyre provokimeve”, ka shtuar Haradinaj.

    Ndryshe, lidhur me përpjekjet e grupeve të dyshimta në veri që janë të lidhura me shtetin serb, raportuar edhe mediat, duke sqaruar se plani për të paraqitur kinse “katastrofë humanitare” është luftë ndaj taksës./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!