Deklaratat e Shkëlzen Gashit, këshilltarit të kryeministrit, Albin Kurti ngjallën reagime të shumta. Ky i fundit në një intervistë tha se anëtarë të UÇK’së dyshohet se kanë vrarë 1000 civilë serbë.
Reaguan organizatat dala nga lufta, por reaguan edhe vetë deputetë e zyrtarë të VV-së.
Është familja Kiçina e cila së fundmi ka dënuar këtë deklaratë. Familja e cila dha dëshmorë në luftën për liri e kanë akuzuar këshilltarin e Kurtit duke e mallkuar atë për ofendimin që i bëri UÇK-së.
“Arben Kiçina ka publikuar fotografi të luftës dhe disa fjalë për Shkëlzen Gashin.”Ata te cilen e shajn UÇK-në dhe folin si Shkelzen Gashi nuk kan faj se UÇK-ja ja sjelli Lirin e tash duhet me na shajt e ma ne than kriminel. Se ne u vram u varrum murrem plag akoma kemi dhimbje.e ty Shkelzen Gashi te koft haram liria e KOSOVES”, thuhet në reagimin e familjes Kiçina.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.